Text Results

Meter:7.6.8.6.8.6.8.6
In:texts

Planning worship? Check out our sister site, ZeteoSearch.org, for 20+ additional resources related to your search.
Showing 11 - 11 of 11Results Per Page: 102050
TextAudio

Tek Kryqi I Jezusit

Author: Elizabeth C. Clephane; Jan Foss, 1954- Meter: 7.6.8.6.8.6.8.6 Appears in 1 hymnal Lyrics: 1 Tek kryqi i Jezusit E zgjodha vendin tim, Nën hijen e një të madhit shkëmb Që mbron nga çdo mjerim; Porsi strehim në shkretëtirë, Ku unë mund të pushoj; Në pisk të vapës Zoti im Më bëri një mburojë. 2 O strehë aq e shtrenjtë, Shpeshherë e provuar! O vend ku dashuria Me të drejtën u takua. Ashtu si e pa Jakovi Në ëndërr në Bethel, Për mua ësht’ kryqi yt porsi Një shkallë që çon në qiell. 3 Përtej, në anën tjetër Të kryqit ësht’ një gropë E gjerë dhe e thellë, Një humnerë me terr të plotë. Por kryqi me dy krah të zgjatur, Si rojtar qëndron; E nga varri i përjetëshëm Të na shpëtojë kërkon. 4 Mbi kryqin e Jezusit Unë ndonjëherë shikoj Me sy të zemrës at’ njeri Që aq për mua pësoi. Nga zemra e zhuritur E pranoj unë, duke qarë, Dashurinë e tij t’shpërblyeshme Për mua, një mëkatar. 5 Në fresk të hijes së kryqit, Sa dua, o Zot, të rri. S’më duhet asnjë tjetër dritë, Veç kjo që vjen nga ti. Shkëlqimin e k’saj bote unë S’e mbaj më si fitim; Mëkati im për mua ësht’ turp, Në kryq ësht’ lavdi im! Used With Tune: ST. CHRISTOPHER

Pages


Export as CSV
It looks like you are using an ad-blocker. Ad revenue helps keep us running. Please consider white-listing Hymnary.org or getting Hymnary Pro to eliminate ads entirely and help support Hymnary.org.