
Author: Nahum Tate; Jan Foss, 1954- Meter: 8.6.8.6 Appears in 1 hymnal First Line: Një natë, kur ca barinj të thjesht’ Lyrics: 1 Një natë, kur ca barinj të thjesht’
Mbi tufat bënin rojë,
Një engjëll u afrua dhe
Lavdia i rrethoi.
2 "Mos kini frikë!" tha ai, se u
Tmerruan shumë ata.
"Një lajm të mirë dhe g’zim të madh
Ju sjell për botën mbarë."
3 Për ju u lind një shpëtimtar
I squar në Bethlehem:
Jezusi, Zoti Perëndi,
Tek ju si foshnjë vjen.
4 K’të shenj’ unë do t’ju jap: ai gjindet
Në një stall’ të vrazhd’,
Me rripa stofi të mbështjell’,
I shrirë në një grazhd.
5 At’herë bashk’ me engjëllin
U dukën, plot gëzim,
Shumica engjëjsh që e
Lavdëronin Perëndinë.
6 Lavdi në më të lartin qiell
Dhe paqja qoft’ mbi dhe,
Shpëtimi dhe pajtimi sot
Të gjithë njerëzve. Used With Tune: WINCHESTER OLD
Një Natë, Kur Ca Barinj